Driton Kuka ka akuzuar ambasadorin e Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi
Trajneri i Xhudistës kosovare, Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, në një intervistë për Klan Kosovës, ka akuzuar ambasadorin në Francë Muhamedin Kullashi, që nuk ka gjetur kohë të shikoi nga afër Majlindën, që fitoi të artën në Francë.
Kuka ndër të tjera ka thënë se institucionet e Kosovës, nuk e kanë lëvizur as gishtin kur Majlinda u rikthye nga Parisi si kampione.
“Nuk ka dal askush që të na pres. Jemi mësuar që të shkojmë në qetësi e të kthehemi në qetësi. Më duket se kjo është bërë diçka e zakonshme për vendin tonë. Institucionet duhet t’i kenë njerëzit që i përcjellin këto ngjarje”.
“Nëse sportistë nga Serbia fitojnë një Grand Slam tenis apo çfarë do coftë, i gjithë shteti ngritet në këmbë, te ne nuk ndodh asgjë. Këtu është duke munguar diçka, ndoshta një sensibilizim për motivacion të sportistëve”.
“Ambasadori në Francë duket se kishte punë më me rëndësi sesa të vij të përkrah një xhudiste kosovare që u shpall kampione. E gjithë Franca ishte atë mbrëmje e pranishme, por ambasadori veproi sikur nuk po ndodh asgjë”, ka thënë i mllefosur Kuka.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...