Këtë vikend do të zhvillohet derbi i madh spanjollë mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Barcelona dhe Real Madridi do të përballen mes vete të dielën nga ora 16:15, shkruan lajmi.net.
Para “El Classicos”, ka folur trajneri i Madrilenëve, Carlo Ancelotti që e ka cilësuar këtë ndeshje si të vështirë.
“Ne do të luajmë me formacionin 4-3-3 ndaj Barcelonës, nuk do të ketë eksperimente pasi luajmë kundër një ekipe që ka shumë kualitet, do të jetë ndeshje e vështirë”.
“Kur përballen këto dy ekipe është gjithmonë ndeshje e veçantë, kjo përballje është e rëndësishme për fansat, nuk është si ndeshjet tjera, më pëlqen të përgatitet për të me qetësinë dhe fokusin maksimal”.
“Më ka bërë përshtypje përkushtimi i futbollistëve. E shoh çdo ditë në stërvitje. Skuadra është e fokusuar. Ne nuk kemi pasur momente fantastike, por lojtarët janë të motivuar dhe tregojnë fokus të madh për të stërvitur çdo ditë”.
“Ne jemi mirë dhe lojtarët janë rikthyer në formë të mirë pas ndeshjes kundër Shakhtarit. Mendoj se Carvajal dhe Hazard do të kthehen. Kemi kohë për t’u përgatitur si fizikisht ashtu edhe taktikisht. Lojtarët e dinë se çfarë do të thotë të luash në El Classico”, përfundoi Carlo Ancelotti.
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia