Kosova do të përballet me Kosovën brenda dy ditëve në miqësoren e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të mërkurën e 24 marsit me fillim nga ora 20:45.
Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas ka thënë se Kosova luan ngjashëm si Shqipëria dhe tha se “Dardanët” janë kundërshtarë serioz.
“Kosova ka histori të shkurtër në futboll, por ka ekip ambicioz që luan ngjashëm si Shqipëria. Shoh ngjashmëri te këto dy ekipet. Kosova ka futbollistë që luajnë në ekipe të mira evropiane. Ata kanë arritur të nxjerrin rezultate të mira edhe ndaj rivalëve më të mirë se ata, prandaj na pret një kundërshtar serioz,” ka thënë Urbonas para ndeshjes ndaj Kosovës.
Pas miqësores me Lituaninë, Kosova e nis rrugëtimin për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Fillimisht në “Fadil Vokrri” e pret Suedinë më 28 mars, kurse tri ditë më vonë i shkon Spanjës. /Gazeta Express/
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...