Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka komentuar humbjen 5:0 nga Norvegjia U21, në kualifikimet për Evropian.
“Në pjesën e parë i morëm dy gola prej ndërprerjeve me lojën në ajër. Norvegjezët kanë lojtarë shtatlartë dhe e shfrytëzuan këtë. Mendoj se deri kur e kemi marrë kartonin e kuq kemi luajtur jashtëzakonisht mirë. Por, ky rezultat nuk të lë të flasësh më tepër”, tha Prekazi pas ndeshjes.
“Djemtë janë angazhuar shumë. Kemi pasur shumë raste edhe ta barazojmë rezultatin e edhe ta përmbysim epërsinë e vendasve, mirëpo në momentin kur kemi mbetur me një lojtar më pak në fushë, atëherë ka ardhur në shprehje përgatitja fizike dhe na kanë mposhtur”, shtoi ai.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...