Trajneri i goditjeve standarde i Arsenalit, Nicolas Jover, i kishte kërkuar Declan Rice-t që të krosonte te goli i parë nga goditja e lirë.
Bëhet fjalë për golin e parë në fitoren 3:0 të Arsenalit ndaj Real Madridit mbrëmë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, bashkëlojtari i tij, Bukayo Saka, e këshilloi ndryshe:
“Nëse e ndien të godasësh, atëherë jepi, godite.”
Pjesa tjetër…dihet. Rice goditi dhe mposhti Thibaut Courtois-in e Realit. Ai realizoi edhe së dyti herë nga fauli por në një pozitë më të përshtatshme për të goditur.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...