Francesco Totti ka folur për merkaton dhe shifrat e çmendura që shpenzohen në ditët e sotme, për afriminin e lojtarëve kampionë.
Ish kapiteni i Romës, ndonëse u tërhoq nga futbolli i luajtur vetëm në qershorin e kaluar, mendon se kartoni i tij do të kushtonte shumë shtrenjtë, nëse do të ishte disa vite më i ri.
“Mendoj se me këto shifra që shpenzohen, nëse unë do të isha pjesë aktuale e futbollit, do të kushtoja rreth 200 milionë euro. Tani nuk gjen më lojtarë si unë, apo De Rossi, që qëndrojmë përjetësisht në një skuadër, sepse gjithçka është bërë biznes dhe lojtarët ikin aty ku fitojnë më shumë”, u shpreh kapiteni i Romës.
Francesco Totti foli edhe për marrëdhënien e tij me Luciano Spallettin, ndërsa komentoi edhe merkaton e Romës e shifrat e shpenzuara nga verdhekuqtë.
“Me Spallettin kam një marrëdhënie mjaft të mirë. As nuk jemi zënë dhe as nuk besoj se do të zihemi ndonjëherë. Kemi respekt reciprok për njëri-tjetrin. Sa i përket merkatos së Romës, edhe unë do të doja të shpenzonim shifra marramendëse, pasi për të fituar duhen lojtarë kampionë. Por, buxhetin e vendos presidenti dhe puna jonë është të bëjmë ekip konkurrues, me aq sa kemi në dispozicion”, u shpreh Francesco Totti.
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...