Tottenham Hotspuri është informuar se sa duhet të paguajnë për të siguruar nënshkrimin me mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysajn.
Derisa vazhdojnë të jenë në merkato për një mbrojtës, klubi në Premierë Ligë është përfolur shumë edhe për transferimin me talentin e ri të Fulhamit, Ryan Sessegnon, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se dështojnë për të siguruar shërbimet e tij këtë të enjte, atëherë marrëveshja me Hysajn mund të jetë joshëse për ata.
Bazuar në një raport nga Goal, Napoli kërkon 24.8 milionë euro për Hysajn.
Thuhet se si klubi ashtu edhe futbollisti shqiptar dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje për largim gjatë fazave të vona të kësaj merkato./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...