Vetëm tri ditë pas barazimit me Manchester United, Tottenham u rikthye te fitorja pasi mposhti me rezultatin 2-0 West Hamin në derbin londinez.
Të besuarit e Jose Mourinhos u shfaqën dominues që në fillim dhe krijuan një mori rastesh shënimi, por gardiani i West Hamit, Fabianski konfirmoi se ishte në një mbrëmje të mirë me disa pritje vendimtare.
Në minutën e 45-të Hueng Min Son shënoi një gol të bukur, por arbitri e anuloi, pasi pamjet në VAR tregonin për një pozicion milimetrik jashtë loje, në momentin e marrjes së topit dhe kështu pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
“Spurs” shtuan presionin në pjesën e dytë dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 64-t, kur çeku Soucek devijoi në mënyrë të pafat topin në rrjetën e portës së tij.
West Ham u përpoq të reagojë, por në momentin më të mirë, Tottenham goditi sërish, këtë herë me kundërsulm, ku kapiteni Harry Kane u shërbye nga Hueng Min Son dhe shënoi golin e dytë.
Me këtë tre pikësh Tottenhami ngjitet në vendin e 7 me 45 pikë dhe mban gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, ndonëse gara pritet të jetë e ashpër deri në javën e fundit.
Më herët, Leicester u ndal në shtëpi nga Brighton, teksa gjatë 90 minutave asnjë prej skuadrave nuk arriti të dërgojë sferën në rrjetë.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...