Tottenhami triumfoi me rezultat 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup përballë Liverpoolit.
Ndeshja nuk nisi mirë për Spurs, pasi lojtari i tyre Rodrigo Bentancur pësoi një lëndim horror dhe u detyrua të largohej nga fusha.
Në minutën e 15-të, në vend të tij u fut Brennan Johnson.
Në minutën e 76-të, Dominick Solanke mendoi se kishte shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Fitoren Tottenhamit ia siguroi Lucas Bergvall që shënoi për 1-0, me një asistim të Solankes.
Sfida e kthimit do të luhet me 6 shkurt dhe do të përcaktojë finalistin e këtij kompeticioni, sfida tjetër gjysmëfinale është ajo mes Neëcastle dhe Arsenal./Arbresh.info
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...