Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho është duke shikuar mundësinë për tu ribashkuar me sulmuesin e Real Madrid-it, Lucas Vazquez.
Spanjolli ishte në ekipin e dytë kur Mourinho ishte trajner në “Santiago Bernabeu” mes viteve 2010 – 2013, pastaj u ngrit në ekipin e parë në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, 28-vjeçari nuk ka arritur ta tregojë vetën këtë sezon, ngase Zinedine Zidane nuk i ka dhënë shumë mundësi të tregojë vetën.

Kontrata momentale i skadon në vitin 2021, ndërsa nuk dihet nëse “Los Blancos” do t’ia rinovojnë.
Sipas Mundo Deportivo, Mourinho është duke provuar të transferojë lojtarin në Londër.
Real Madrid kërkojnë 25 milionë euro për Vazquez, mirëpo Spurs mund të ofrojnë vetëm 17 milionë euro./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër