Tottenhamit ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Ajaxit me rezultat 3-2 në Johan Cruyff Arena për të kaluar në finale.
Rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, por anglezët kalojnë tutje fal golave si mysafirë.
Ndeshja nisi shumë mirë për Ajaxin që shënuan në minutën e pestë.
Një harkim nga këndi i Lasse Schone shkoi në kokën e De Ligt që shënoi për 1-0.
Gol i bukur i kapitenit që po shënon shpesh në kohën e fundit.

Tottenham u kundërpërgjigj me Heung Min Son, por që nuk arriti të shënojë.
Ajaxi e gjeti goli e dytë në minutën e 35-të. Hakim Ziyech mori një pasim të bukur nga Tadic dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Tottenhami arriti të reagojë menjëherë në pjesën e dytë duke shënuar dy herë.
Ishte Lucas Mouras që shënoi në minutat 55′ dhe 59′.
Ajaxi tentoi të rrezikojë me Ziyech, por dy herë u ndal nga portieri Hugo Loris.
Tottenhami bëri trusni deri në fund dhe kjo iu shpagua.
Lucas Moura arriti të shënojë gol në minutën e pestë shtesë për ta prekur finale.
Feste e madhe e anglezëve që pas 57 vitesh shkojnë në finale. /Telegrafi/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...