Derbi londinez tani më nuk po luhet vetëm në fushat e blerta, por edhe në dritaren e transferimeve.
Arsenal dhe Tottenham janë në kërkim të një lojtari anësor, me tipare sulmuese, dhe duket se një të tillë e kanë gjetur tek Milan.
Skuadrat londineze thuhet se kanë mbajtur bisedime me Suson, shkruan ‘Metro’.
Mesfushori ishte paraqitur një kohë edhe me Liverpool, para se të largohej nga Anglia në drejtim të ‘San Siro’ në vitin 2015.
Ai arriti që të ‘rimëkëmbë’ karrierën e tij, duke pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira në Serie A, dhe duke u kthyer në bartësin e lojës tek Milan.
Klauzola liruese në kontratën e Susos është 35 milionë funte. Të dy skuadrat që po e kërkojnë atë nuk kanë kryer asnjë transferim gjatë janarit.
Pritet që kjo shifër të mos jetë problem për Arsenal dhe Tottenham. Në pikëpyetje është vetëm dëshira e tij.
Zëdhënësja e Speciales tregon kur ndodh aktgjykimi për Thaçi...
Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...