Napoli ka bërë një ofertë gjatë kësaj javë në drejtim të Torinos për sulmuesin italian, Andrea Belotti, por ajo është refuzuar.
Napoli njoftohet se ka ofruar 30 milionë euro plus shërbimet e Roberto Inglese me qëllim që të marrë Belottin.
Por, kjo nuk ka mjaftuar, pasi është refuzuar nga Torino që dëshiron 60 milionë euro para të thata.
Sipas gazetës La Stampa në Torino, skuadra e Carlo Ancelottit bëri propozimin gjatë dy ditëve të fundit.
Ata vlerësojnë ish-sulmuesin e Chievos, Inglese në 20 milionë euro, kështu që kostoja e ofertës së tyre është në total rreth 50 milionë.
Megjithatë, i njëjti raport insiston se Torino e ka refuzuar atë, pasi ata kërkojnë të paktën 60 milionë euro dhe të gjitha duhet të jenë të holla pa asnjë shkëmbim lojtarësh.
Ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e Belottit, por është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit