Ceremonia për ndarjen e çmimit për lojtarin më të mirë të vitit (Topi i Artë) po afron.
Gjithçka do të zhvillohet në Paris, me fillim nga ora 21:00, ku edhe do të mësohet fituesi i këtij çmimi.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili e ka fituar këtë trofe pesë herë në 10-të vitet e fundit, është në listën e top 5 lojtarëve.
Përkundër paraqitjeve të jashtëzakonshme, Messi nuk po konsiderohet si favorit për ta fituar këtë trofe, për shkak se ai nuk pati sukses me kombëtaren e tij, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.
Ai ka shënuar plot 41 gola, më shumë se secili lojtar në top 5 ligat evropiane. Ai ka qenë i involvuar në 41 gola deri më tani në vitin 2018 duke shënuar 28 gola dhe 13 asistime, përsëri më shumë se secili lojtar i top 5 ligave të Evropës.
Ai është i dyti pas Cristiano Ronaldos në listën e top realizatorëve në Ligën e Kampionëve.
Me dy asistimet e tij në Kupën e Botës, Messi është lojtari i vetëm që ka asistuar në secilën prej katër kupave të fundit të botës.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...