“Topi i Artë” jepet sonte

08:44 | 17 Tetor 2022
Emir Abduramani

Sonte nga ora 20:30 do të mbahet ceremonia e çmimit më të rëndësishëm individual në futboll, “Topi i Artë”.

Kjo mbrëmje e organizuar nga France Football, e cila mbahet për të 66-in vit me radhë, do të mbahet në Paris.

Nga të gjithë kandidatët, sulmuesi i Realit, Karim Benzema konsiderohet favoriti kryesor, i cili sipas të gjitha gjasave pritet ta fitojë sonte Topin e Artë të parë në karrierë.

Lionel Messi është futbollisti me më së shumti Topa të Artë në histori, me 7 të tillë, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 5 sosh.

Megjithatë, kjo është hera e parë që Messi nuk është në mesin e 30 të nominuarve për këtë çmim./arbresh.info

Kjo është lista e kandidatëve:

 

Shpërndaje në rrjete sociale