Arsenali thuhet se është i hapur për të lënë Takehiro Tomiyasu dhe Reiss Nelson të largohen si huazim muajin e ardhshëm.
The Sun raporton se Topçinjtë janë të etur për të nënshkruar me një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues kur të hapet afati kalimtar i janarit, përcjell Arbresh.info.
Arseal dëshiron afrimin e disa lojtarëve të rinj mirëpo së pari duhet të ketë largime për të pasur afrime, Tomiyasu dhe Nelson janë dy lojtarët që do të sakrifikohen nga trajneri Mikel Arteta.
Napoli mësohet se është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut si huazim në janar, ndërsa Nelson pritet të mbetet në Premier League.
Përpara lëndimit të tij, Tomiyasu ishte duke luajtur rregullisht, por tani gjërat kanë ndryshuar.
Ndërkohë Nelson nuk ka pasur shumë minuta dhe disa skuadra në Angli kanë shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin anësorë./Arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...