Tifozat Kuq e Zi e kanë marrë një vendim jo edhe aq të lehtë si grup.
Ata kanë vendosur që të mos jenë të pranishëm në ndeshjen e rëndësishme të kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, të shtunën në Tiranë, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook.
“Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tash më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve (FSHF), dhe atë në shtëpinë tonë”, nis reagimi i ashpër i tyre ndaj FSHF-së.
Tifozat Kuq e Zi kanë komentuar edhe shortin për bileta lidhur me këtë ndeshje ku sipas tyre është i rremë.
Kjo pra do të jetë hera e parë që nga themelimi i tyre 21 vjet më parë, ku Tifozat Kuq e Zi, mungojnë në tokën shqiptare, për t’i përkrahur kuqzinjtë.
REAGIMI I PLOTË I TYRE:
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...