Njëri nga mesfushorët e shumtë në skuadrën e Barcelonës tani është edhe Rafinha Alcantara dhe me arritjen e Paulinhos, braziliani duket se nuk është pjesë e planeve të Ernesto Valverdes.
Futbollisti është në dijeni të kësaj dhe tashmë është duke shikuar për opsionet, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga ‘Sky Sports Italy’, Rafinha është duke u kërkuar nga AC Milani për transferim dhe tashmë ka rënë dakord t’i bashkohet “Rossonerëve”.
Burimi i lartpërmendur raporton gjithashtu që Milani ka kontaktuar mesfushorin në fillim të javës dhe lojtari është i interesuar për transferim.
Pas përgjigjes pozitive nga lojtari, Milani tani do të reagojë për të nisur bisedimet me Barcelonën./arbresh.info/
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë