Një tifoz dardan e kishte qëlluar rezultatin e saktë të ndeshjes kualifikues për Euro 2020 mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë, duke i paparalajmëruar me keqardhje tifozët cekë – në një lokal në Prishtinë ku ata ishin ulur për ta parë ndeshjes – se Kombëtarja e tyre do të humbiste.
Një grup i tifozëve të Çekisë ishin mbledhur në një lokal në kryeqytet për ta parë dhe mbështetur ekipin e vet kombëtar, ku biznesmeni dhe pronari i Shkollës Amerikane në Kosovë (ASK), Adrian Hoxha, i mirëpret duke ua treguar atë që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes kualifikues mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë.
“Sot jem gati për Kosovën tonë. Sot do t’i japim dy gola. Dëgjoni, e vlerësojmë që kemi ardhur, por ne do të fitojmë 2 me 1. Sidoqoftë, shijojeni ndeshjen”, dëgjohet Hoxha duke u thënë tifozëve cekë.
Parashikimit i tifozit dardan ishte i saktë, sepse Kosova e mundi 2:1 Çekinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Verdhekaltrit fituan me rikthim 2:1 ndaj Çekisë të shtunën, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, pasi Patrick Schick i kishte kaluar vizitorët në epërsi në fillim të takimit.
Fitorja e së shtunës pasdite në Prishtinë nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.
Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020. /Gazeta Express/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen