Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo sot (e diele) shënoi dy gola kundër Fiorentinës, por nuk bëri festimin e tij të zakonshëm.
Portugezi zakonisht pasi shënon golin, bën festimin duke kërcyer dhe bërtitur “Siu”, festim i pëlqyer nga shumë tifozë anë e mbanë botës, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, festimin nuk e bëri sot, andaj tifozët janë mbetur të pakënaqur dhe këtë gjë e kanë shprehur përmes komentimeve.

“Çfarë ndodhi me festimin e tij?”
“Si e quan atë festim të golit?”
“Shumë keq të shohësh këtë festim nga Cristiano Ronaldo?”
“Ndryshoje atë festim”, ishin disa nga komentet negative lidhur me festimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Kujtojmë që Ronaldo arriti në shifrën e 50 golave për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa barazoi rekordin e David Trezeguet duke shënuar për nëntë ndeshje radhazi./arbresh.info.
Demet Ozdemir “e pëlqen” Londrimin
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...