Tifozët mesazh Tuchelit: “Është koha t’i besosh Armando Brojës

09:26 | 31 Gusht 2022
KRG

Skuadra e Chelseat pësoi disfatën e dytë në pesë xhirot e para në Premier League.

Blutë e Londrës u mposhtën 2-1 nga Southampton.

Në rrjetet sociale tifozët e Chelseat janë duke bërë reagime të ashpra. Gjithashtu ata po kërkojnë nga trajneri Thomas Tuchel që t’i besojnë më shumë sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Brojës.

Broja luajti disa minuta në këtë humbje, por aq sa pati mundësi te tregoj veten me sukses.

Kujtojmë që shqiptari ka oferta të shumta në tavolinë, por e ardhmja e Brojës vazhdon të mbetët ‘Stamford Bridge’.

Shpërndaje në rrjete sociale