Tifozëve të Anthony Joshuas iu është ofruar mundësia të fitojnë 20 mijë dollarë amerikanë nëse publikojnë një video të boksierit Joseph Parker.
Joseph Parker dje ka mbajtur një konferencë shtypi për të paraqitur ofertën e tij të fundit për një meç me Anthony Joshua.
Promoteri i Parker, David Higgins, ka thënë se është i gatshëm të pranojë një ofertë 65 – 35 për të caktuar një meç me kampionin e peshave të rënda në IBF, IBO dhe WBA, transmeton arbresh.info.
Gjatë konferencës, Higgins ka kritikuar Joshuan dhe ka publikuar disa pamje në të cilat shihet Joshua i nokautuar disa herë.
Megjithatë, ato pamje janë zbuluar vetëm për ta pranishmit në konferencë.

Por, ai ka kërkuar nga të gjithë se nëse dikush ka video në të cilat Parker shihet i nokautuar t’i publikojnë.
Ai ka thënë se nëse dikush e bën këtë do të shpërblehet me 10 mijë dollarë.
“Nëse dikush ka prova se Joseph Parker është nokautuar ndonjëherë dhe personi i parë që e dorëzon, do t’ia dërgojmë një çek prej 10 mijë dollarë”, deklaroi Higgins.
Boksieri Parker e dyfishojë këtë shumë duke thënë se do t’i jap 20,000 mijë dollarë.
“Unë do t’i jap edhe 10 mijë dollarë”, tha Parker.
Megjithatë, do të jetë e vështirë të publikohet ajo video pasi Parker asnjëherë nuk është nokautuar në tërë karrierën e tij dhe ende është i pa mposhtur.
Ai ka 24 fitore, 18 me nokaut.
Meçi i fundit i tij ka qenë ndaj vëllait të Tyson Furyt, Hughie, të cilin e ka mposhtur me pikë nga gjyqtarët. /arbresh.info/
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...