Pas transferimit nga Tottenham te Bayern Munich verën e shkuar, Harry Kane u rikthye në Londër për t’u përballur me rivalët e vjetër, Arsenal.
Sulmuesi iu shënoi sërish londinezëve në barazimin 2-2, duke u shndërruar në lojtarin kundërshtar që ka shënuar më shumë gola në Emirates Stadium, gjashtë të tillë mes periudhës së tij te Tottenham dhe tashmë te Bayern Munich.
Pas sfidës, 30-vjeçari u ndal për një intervistë në fushë, por tifozët e Arsenal nuk e harruan rivalin e tyre të vjetër.
Ata e ngacmuan Kane në lidhje me faktin se skuadra e tij këtë sezon nuk do ta fitojë Bundesligën, ndërsa nisën të këndonin në kor se kryesuesi i kampionatit është Granit Xhaka, ish-lojtari i tyre sezonin e shkuar.Kështu, tifozeria e “The Gunners” falë Xhakës gjeti sërish një mundësi për t’i kujtuar Kane se do të vijojë të mos fitojë tituj./ss
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë