Sulmuesi Arjen Robben beson se Bayern Munich ende ka shpresë për ta eliminuar Real Madridin në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se përballet me një deficit 2;1 nga ndeshja e parë.
Kampionët e Gjermanisë kaluan të parë në avantazh në “Allianz Arena” me anë të Arturo Vidal, por një penallti e humbura nga ylli kilian në fund të pjesës së parë, motivoi spanjollët për të luftuar dhe besuar deri në fund. Cristiano Ronaldo me një dygolësh të realizuar në fraksionin e dytë bëri që “Los Blancos” të kthehen në “Santiago Bernabeu” në avantazh dhe shumë afër gjysmëfinales.Besimi në kampin e Bayern mund të jetë goditur nga një barazim pa gola ndaj Leverkusen në Bundesligë në fundjavë, por anësori veteran mbetet pozitive. “Në shansi e parë që do të kemi të martën, ne duhet të shënojmë.
Ne nuk mund të tregojmë më pak se ne e bëmë në Mynih. Do të përgatitemi mirë dhe do të luajmë lojën tonë në Madrid”, ka shpjeguar 33-vjeçari për Bild.Lojtarët e Carlo Ancelotti do të përballet me një krizë në zemër të mbrojtjes së tyre, ku Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Javi Martinez nuk do të jenë në dispozicion, por Robben refuzon ta përdor atë si një justifikim. “Pa marrë parasysh se kush është në fushë, ne do të kemi një ekip të mirë. Ne kemi besim te njëri-tjetri, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Robben.
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...