Shqipëria mbrëmë luajti ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror, ku u ndal me barazim 0-0 nga Serbia në Tiranë.
Kombëtarja luajti pa lojtarin e 12-të, “Tifozat Kuq e Zi” të cilëve Federata e Futbollit Shqiptar nuk iu dha bileta, shkruan Arbresh.info.
Por ata gjetën zgjedhje për të mos e lënë kombëtaren vetëm, duke e përkrahur nga rrugët kryesore të Tiranës.
Sot ata postuan një video në rrjetin social Facebook, ku shkruan se asnjëherë nuk e vrisni zemrën që rreh për Shqipërinë pavarësisht çdo gjëje.
“Na hiqni biletat, na vini përpara policinë se vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë”, thuhet në postin e TKZ-së.
Shqipëria ndeshjen e radhës e luan në udhëtim tek Letonia të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45.
Pas tri ndeshjeve kuqezinjtë kanë katër pikë./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...