Legjenda e Francës, Thierry Henry, ka kritikuar mungesën e raportit dhe komunikimit të lojtarëve të Real Madridit me trajnerin Xabi Alonso pas humbjes 2-1 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi u mposht në shtëpi nga City duke rrezikuar tashmë pozitën në tetë më të mirat dhe shumë kritika u hodhën drejt trajnerit Alonso, për të cilin u tha se mund të shkarkohet.
Megjithatë, Alonso nuk mendon largimin nga klubi dhe është zotuar t’i nxjerrë Los Blancos nga situata e vështirë, pasi ka arritur vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Fabrizio Romano jep lajmin e madh për të ardhmen e Xabi Alonsos
Në mbrojtje të trajnerit spanjoll ka dalë edhe legjenda franceze e futbollit, Henry, i cili ka kritikuar lojtarët e Real Madridit.
“Më vjen keq për Xabi Alonson, sepse mund të shihje se çfarë ishte në gjendje të bënte me Leverkusenin kur kishte një ekip që ishte vërtet i gatshëm ta dëgjonte atë që donte të bënte”, ka thënë ish-ylli i Arsenalit.
Pas ndeshjes, lojtarë si Thibaut Courtois, Jude Bellingham dhe Rodrygo u mblodhën pas trajnerit spanjoll duke i dhënë përkrahje mes raportimeve për një dhomë zhveshjeje të ndarë. /Telegrafi/
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur