Portieri i Chelseas, Thibaut Cortois raportohet se ka lënë të kuptohet se vazhdon të jetë duke kërkuar ende sigurimin e transferimit në të ardhmen te Real Madridi.
Cortois ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij te klubi në Stamford Bridge dhe “Blutë” dëshirojnë që portieri belg të vazhdoj qëndrimin e tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, familja e 25-vjeçarit jeton në Madrid dhe sipas një raporti nga ‘Calciomercato’, bartësi i fanellës me numër një nuk ka ndërmend të vazhdoj qëndrimin në Angli.
Dëshira e Courtois për rikthim në Spanjë, ku ai në të kaluar është përfaqësuar nga Atletico Madridi, lë Chelsean para një vendimi nëse ata dëshirojnë të pranojnë ndonjë shumë nga largimi i tij.
Që nga transferimi te Chelsea në vitin 2011, Cortois ka bërë 151 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...