Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, është shprehur i vetëdijshëm se skuadra e Sheriff Tiraspol ka përvojë të madhe në garat evropiane.
Pas shortit të tërhequr të martën në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, kryeqytetasit do të ndeshen me ekipin moldav për rrethin e parë kualifikues të Europa League.
“Kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë, jemi me fat që ndeshjen e parë e kemi si mysafir, një rezultat pozitiv në atë përballje do të thotë shumë për ne. E pastaj, në ndeshjen kthyese, me përkrahjen e ‘Plisave’, që janë lojtari ynë i dymbëdhjetë, do të përpiqemi ta arrijmë synimin që e kemi”, ka thënë trajneri kosovar.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...