Thaçi së bashku me Ramën do të shikojnë ndeshjen në Elbasan Arena

09:29 | 6 Tetor 2015
M. A.

Ministri i jashtëm Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 tetor për ta parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Klan Kosova mëson se ai do ta shikojë këtë ndeshje së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Interesim për ta parë duelin historik të kuqezinjve me serbët e ka shfaqur një ditë më parë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të premte e jo të enjten ditën kur edhe zhvillohet ndeshja.

Në ndërkohë, shefi i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, akoma nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e shumëpërfolur ndërmjet Shqipërisë dhe vendit të tij.

Ai ka thënë se nëse shkon, atëherë do të jetë lider i tifozerisë, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale