Kalimit të Feronikelit në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, i është gëzuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i cili sonte ishte prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Presidenti përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar karakterin këmbëngulës të lojtarëve të Feronikelit, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
“Kampionët nuk definohen vetëm nga fitoret, por edhe nga këmbëngulja dhe vullneti i fortë për t’ia arritur qëllimit. Feronikeli dëshmoi se është një ekip i aftë që të rikthehet shpejt në lojë, i cili edhe me një lojtar më pak arriti të na dhuroi një fitore fantastike. Me plot meritë kaloi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve!”, ka shkruar Thaçi.
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...