Takimi i sotëm (e shtunë) mes yjeve ka sjellur një numër të madh golash.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka argëtuar të gjithë të pranishmëit ndërkohë që u shënuan gjithsej tetë gola, raporton portali arbresh.info.
Ndeshja mes Granit Xhakës dhe Milot Rashicës dhe shume yjeve të tjerë përfundoi me rezultat të barabartë 4 me 4. Muharrem Sahiti, Dardan Berisha, Granit Xhaka is dhe Agron Kuqi shënuan për skuadrën nën drejtimin e trajnerit Afrim Tovërlani, ndërsa te skuadra nën udhëheqjen e Ismet Munishit autor të golave ishin Ermir Lenjani, Shefqi Kuqi, Milot Rashica, Agron Kuqi dhe Musaj.
Vlen të theksohet se ndeshja është nderprerë disa herë për shkak të një numri të madh fëmjësh që hynë në fushë. Po ashtu, gjatë këtij takimi është nderuar legjenda Fadil Vokrri në minutën e nëntë. /arbresh.info/


Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran