Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup

20:51 | 16 Shkurt 2026
D.H

Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti për fazën e 1/8 së finales për FA Cup.

Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Liverpooli do të përballet me Wolvesin në udhëtim, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë, Man City do të ketë kundërshtar Newcastle United. Arseneli do të luaj përball Mansfield Town.

Skuadra tjetër nga Premier League, Chelsea do të ketë punë me Wrexham.

Leeds United takohet me Norëich City, derisa Fulhami do ta ketë kundërshtar Southamptonin.

Sunderland i Granit Xhakës do të luaj kundër fiteusit të takimit Port Vale – Bristol City. Ndërsa, West Ham United do ta ketë kundër fituesin e ndeshjes Macclesfield – Brentford.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen nga 6-8 mars. Kujtojmë se fituesi i edicionit të kaluar të FA Cup ka qenë Crystal Palace./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale