Erik ten Hag ka paralajmëruar çdo lojtarë të Manchester United, pas humbjes 6-3 në derbin me Manchester Cityn.
Djajtë e Kuq e mbyllën pjesën e parë me humbje 4-0, derisa në të dytën filluan të këndelleshin, duke realizuar tre gola (Antony dhe Anthony Martial me dy).
Ten Hag ka thënë se kjo paraqitje nga lojtarët e tij është e papranueshme dhe se do të ketë masa ndaj tyre që nga nesër.
“Jam i befasuar pse si u sollëm në fushë, kam parë një ekip tjetër, shpirt dhe nuk dukem të bindur. Më duhet të flas me lojtarët e mi dhe të zbuloj pse”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.
“Unë do t’i tregoj skuadrës nesër se mund të ishim përpara. Në golin e parë, ne fituam topin dhe mund të kishim krijuar një shans dhe ta jepnim atë. Kjo është e papranueshme”.
“Ka edhe pozitive, por në këtë moment nuk mund të mendoj kështu. Ne zhgënjejmë tifozët, zhgënjejmë veten dhe jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Ne duhet të jetojmë me këtë dhe të mësojmë prej saj”.
“Të gjitha merita për Man Cityn, por nuk ka të bëjë me Cityn, performanca jonë nuk ishte e mirë. Si individë, ata (lojtarët e United) nuk ishin të bindshëm dhe nuk u mbështetën në njëri-tjetrin. Mungesa e luftës dhe shpirtit në ekip”.
“Nëse nuk luftoni – gjë që ne nuk e bëmë – do të keni një problem kundër Manchester Cityt. Kjo është ndryshe nga Brentford, atë ditë ne nuk vrapuam. Sot donim të vraponim, por kishte mungesë besimi”.
“Në pjesën e parë ndryshuam gjërat dhe ndryshuam qëndrim. Pamë një United ndryshe pas pjesës dhe shënuam gola, krijuam disa të tjerë. Në top ishim më të guximshëm, erdhëm në gjysmën e kundërshtarit dhe ne shënuam tre gola”, ka shtuar më tej Ten Hag. /Telegrafi/
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...