Radiotelevizioni publik i Serbisë, nuk do të transmetojë materialet e kampionatit basketbollistik të organizuar FIBA, pasi që aty paraqitet harta e Serbisë pa e përfshirë edhe territorin e Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e Televizionit Publik të Serbisë thuhet që transmetuesit janë të obliguar të transmetojnë materialet e tyre promocionale, por megjithatë RTS nuk do të transmetojë materiale në të cilat harta e Serbisë është e paraqitur pa territorin e Kosovës.
Ndër të tjera është thënë se pse është ndërprerë edhe transmetimi i ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Bjellorusisë.
Arsyetimi ka qenë se: “Transmetimi i ndeshjes Serbi – Bjellorusi është ndërprerë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Zrenjanin”.
RTS në anën tjetër ka refuzuar që t’i transmetoj materialet të cilat gjenden edhe në faqen zyrtare të FIBA-s.
“Përgjatë këtyre ndërprerje janë transmetuar disa pamje promovuese në të cilat shihet harta e Serbisë pa Kosovën”, shkruan rts.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...