Rezultatet në fushën e lojës nuk mjaftojnë që Carlo Ancelotti të bëjë një jetë të qetë në Spanjë.
Trajneri italian ka përfunduar në lupën e prokurorisë, që ka kryer një hetim financiar ndaj tij dhe ka kërkuar një dënim me 4 vite e 9 muaj burg.
Hetimi është kryer nga prokuroria e Madridit dhe lidhet me periudhën e parë të Ancelottit në stolin e Realit, në periudhën 2013-2015. Gjatë kësaj kohe prokuroria ka dalë në konkluzionin se Don Carlo ka kryer evazion fiskal për më shumë se një milionë euro në harkun e dy viteve.
Vetë Ancelotti nuk ka komentuar ende në lidhje me hetimet e prokurorisë spanjolle, teksa gjasat më të mëdha janë që trajneri të arrijë një marrëveshje me autoritetet tatimore, në mënyrë që të paguajë një gjobë të majme dhe të mund të vazhdojë rregullisht aktivitetin.
Carlo Ancelotti rinovoi kontratën me Realin e Madridit pak muaj më parë, duke zgajtur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2026.
Akuza të ngjashme në Spanjë ka pasur edhe për emra të tjerë të njohur, përfshi edhe Neymar e Cristiano Ronaldo, të cilat janë zgjedhur me marrëveshje dhe të gjithë kanë paguar gjobat në shtetin spanjoll./Ss
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...