Të premten do të hidhet shorti për kampionatin shqiptar në futboll.
Kështu ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një komunikate.
Sezoni i ri i Superiores do të fillojë më 20 gusht dhe pritet të ketë shumë befasi.
Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KS Kastrioti, KF Egnatia, KF Bylis dhe KF Erzeni.
Ndryshe nga sezonet e kaluara për shkak të finaleve të Botërorit “Katar 2022” dhe ngjeshjes së kalendarit të UEFA-s për ndeshjet eliminatore të Champions
League dhe UEFA Conference League, kampionati do ndërpritet më 14 nëntor 2022 për t’u rikthyer më 15 dhjetor.
Në ditët në vazhdim do të hidhet dhe shorti për kampionatet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, që nisin respektivisht në datat 3 shtator dhe 1 tetor. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...