Ernesto Valverde ka hedhur poshtë deklaratën e Cristiano Ronaldos se ai është “lojtari më i mirë në histori” duke thënë se Lionel Messi dhe lojtarët e tij të Barcelonës janë në fakt elita e botës.
Ronaldo fitoi Topin e Artë për të pestën herë mbrëmjen e së enjtes duke barazuar rekordin e Lionel Messit dhe në intervistat pas kësaj befasoi të gjithë me deklaratat e tij, transmeton portali arbresh.info.
Ylli portugez bëri një deklaratë tronditëse duke thënë se ai është më i miri në histori sepse askush nuk është aq “kompetitiv” sa ai. Por, Valverde nuk mendon se gjithçka qëndron kështu duke thënë se Ronaldo duhej të luante të Barcelona që të ishte kështu.
“Të gjithë kanë mendimet e tyre”, ka thënë fillimisht Valverde para ndeshjes në La Liga të dielën kundër Villarrealit.
“Ata mund të thonë këtë publikisht apo jo nuk nëse nuk duan, por për mua lojtarët më të mirë janë në Barcelonë, duke filluar nga Lionel Messi dhe të gjithë të tjerët”
Takimi ndërmjet Barcelonës dhe Villarrealit zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...