Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se qeveria italiane nuk mund ta ndalojë rikthimin e futbollit dhe ka zbuluar se lojtarët bardhekaltër e kishin festuar lajmin për rikthimin e stërvitjeve.
Qeveria italiane e ka dhënë dritën e gjelbër për rikthimin e stërvitjeve nga sot, por ende nuk dihet se kur mund të rifillojë sezoni në Serie A, transmeton Gazeta Express.
“Dëgjova se një urdhër ligjor për bllokimin e kampionatit mund të merret këtë javë. Por kjo nuk është fusha e veprimit të (qeverisë). FIFA dhe UEFA e kanë thënë qartë se kampionatet duhet të kompletohen”, tha Tare për Sky Skports.
Ai tregoi sesi lojtarët e Lazios kishin festuar kur e kishin dëgjuar lajmin për rikthimin në stërvitje.
“Dje, kur lajmi dekreti i qeverisë u bë publik, të gjithë festuan, sepse mund të fillojmë përsëri”, shtoi ai.
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...