Julien Maynard i Telefoot raporton se huazimi i mundshëm i mesfushorit të Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele, te Paris Saint-Germain tani nuk do të realizohet.
Siç u raportua më parë, Les Parisiens kishte vështirësi për të transferuar një nga mesfushorët e tyre aktualisht në skaudër për të liruar një hapësirë – paga e ish-lojtarit të Lyoni nuk ishte një problem për ta.
25-vjeçari kishte dhënë miratimin e tij për t’u kthyer në Francë, por megjithatë ka ende opsione për t’u larguar nga Londra Veriore këtë afat kalimtar.
Raportohet gjithashtu se ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e francezit është edhe Valencia.
Që nga emërimi i Antonio Contes te Spurs, Ndombele nuk ka kaluar momentet më të mira brenda skuadrës londineze./Arbresh.info
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...