Në elitën e futbollit gjerman pritet të shtohet numri i futbollistëve shqiptarë.
Është gjiganti gjerman, Borussia Dortmund që e ka vënë në listë mesfushorin e talentuar shqiptar, Elif Elmazin.
18-vjeçari i transferuar në Fenerbahce nga Rabotnicki ka filluar të luaj pas muajit janar me gjigantin turk.
E duket se skautët e Dortmundit e kanë përcjellë gjatë dhe tani po tentojnë ta transferojnë atë në Gjermani.
Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund ka në plan transferimin e shqiptarit qysh në afatin kalimtar të verës, shkruan Telegrafi.
Besohet se klubi verdh e zi është i gatshëm të ofrojë rreth dy milionë euro për ta transferuar në Signal Iduna Park talentin shqiptar.
Elmazi një vit më parë u zgjedh si futbollisti i vitit në Maqedoni falë paraqitjeve fantastike me Rabotnickin.
Ai ka zhvilluar pesë ndeshje me skuadrën e madhe turke Fenerbahce ku ka bërë edhe një asistim për Kupën e Turqisë.
Reprezentuesi i Maqedonisë ka kontratë me klubin nga Stambolli deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...