Pas lamtumirës në verën e vitit 2018, sërish ballë për ballë me njëri-tjetrin, në një takim plot buzëqeshje. Kjo mund të jetë sinteza e takimit të djeshëm midis Cristiano Ronaldos dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. Dje, numri një i “Los Blancos” ishte në Torino për një samit me Andrea Agnellin, në të cilin ai foli mbi të gjitha për perspektivat e ardhshme për botën e futbollit europian. Por, në të njëjtën kohë, ishte një mundësi për Perez që të shihte përsëri Cristiano Ronaldon e për të shkëmbyer disa fjalë të përzemërta mes tyre.
Hera e fundit që të dy u takuan ishte në muajin mars të vitit të kaluar, përsëri në “Santiago Bernabeu”, në “El Clasico”.

Midis të dyve kishte momente tensioni, duke pasur parasysh lamtumirën, në verën e vitit 2018, të CR7.
Të martën të dy u kthyen për të biseduar në një mënyrë të përzemërt, por në horizont nuk ka asnjë mundësi të kthehet në kryeqytetin spanjoll për Cristianon, që ka pranuar sfidën e Serisë A pikërisht për të pasur më shumë stimujt profesionalë.
Me pak fjalë, ata u takuan, biseduan dhe shijuan një bisedë midis miqve të vjetër dhe të mirë, asgjë më shumë.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...