Xhiro e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja kryesore e kësaj dite në futbollin kosovar do të jetë në Klinë, ku Dukagjini pret Prishtinën.
Klinasit ndodhen në pozitën e shtatë me 41 pikë, derisa kryeqytetasit një pozitë më lartë me dy pikë më shumë.
Fitorja do të thotë shumë si për vendasit ashtu edhe mysafirët dhe në stadiumin ’18 qershori’ na pret një ndeshje e zjarrtë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku vendi i fundit në tabelë Feronikeli ’74 pret atë të parafundit, Suharekën.
Nikli tanimë ka rënë nga Superliga dhe po luan mjaftë mirë ndaj gjithë skuadrave, derisa Suhareka ka gjasa minimale për të shpëtuar.
Të dyja ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë