Xhiro e 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Padyshim që të dyja sfidat janë shumë të rëndësishme për pozitat e skuadrave që ndodhen në tabelë.
Gjilani me fillim nga ora 15:00 pret Llapin në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Vendasit kërkojnë fitore për ta ruajtur pozitën e katërt në tabelë, derisa mysafirët për t’i ikur pozitës së parafundit.
Duel tejet i rëndësishëm zhvillohet edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, ku Malisheva pret Dritën.
Të dyja skuadrat në këtë sfidë kërkojnë vetëm fitoren për t’i përforcuar pozitat ku ndodhen me Malishevën në pozitën e tretë dhe Dritën në të parën. /Telegrafi/
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...