Xhiro e 22-të në Albi Mall Superligë vazhdon edhe sot (e diel) me dy ndeshje në program për t’u zhvilluar.
Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, ku Malisheva pret Ballkanin.
Është një përballje mes vendit të tretë në kampionat dhe të dytit, ku diferenca është pesë pikë.
Vendasit kërkojnë fitore që të qëndrojnë të qetë në pozitën e tretë dhe t’i afrohen sa më shumë të dytës.
Në anën tjetër mysafirët vetëm me fitore do të mbeteshin pranë Dritës.
Ndeshje tjetër shumë interesante do të zhvillohet edhe në Gjilan, me Dritën që është nikoqir i Ferizajt.
Dy skuadrat bardhekaltër kërkojnë vetëm tre pikët në këtë përballje.
Të dyja ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 14:00./Telegrafi/
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë