Në këtë mesjavë do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, derisa ndeshja Trepça-Rahoveci zhvillohet më vonë, për shkak se, Vreshtarët do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.
E Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.
Ndeshja e parë është ndërmjet Feronikelit dhe Pejës, ndeshje që do të zhvillohet në ‘Karagaçi’.
Feronikeli këtë edicion ka hyrë në Superligë dhe në dy ndeshje, ka dy humbje, kurse Peja e rikthyer në elitë ka një fitore dhe një humbje.
Lipjani që ka tri humbje në tri ndeshje takohet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.
Ndërkohë, ndeshje shumë interesante pritet të enjten mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.
Prizrenasit kanë dy fitore në dy ndeshje, derisa Ylli tri fitore në tri ndeshje dhe njëra skuadër do të ‘njoftohet’ me humbjen e parë në këtë edicion. /Gazeta Express/
Superliga – Java e katërt
E mërkurë
16:00 Feronikeli – Peja (Pejë)
19:00 Lipjani – Ponte Prizreni
E enjte
19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
Trepça – Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)
Sigal Prishtina / pushon
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...