Burime pranë Interi kanë thanë për agjencinë e lajmeve ANSA se siç qëndrojnë gjërat, projekti i Superligës Evropiane nuk konsiderohet më se është me interes.
Nerazzurrët kishin qenë një nga tre klubet italiane që nënshkruan së bashku me Juventusin dhe Milanin pjesëmarrjes në Superligën e Evropës, por tani thuhet se gjërat kanë ndryshuar.
“Ndërsa gjërat qëndrojnë, projekti i Superligës nuk konsiderohet më se është me interes për Interin”, kanë thanë burime të klubit për agjencinë e lajmeve ANSA.
Kjo pason raportet nga mediumi The Athletic, ku thuhet se edhe Milani është gjithashtu i gatshëm të tërhiqet nga gara.
Projekti tashmë po bie dështon, pasi të gjashtë klubet anglezet – Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham – u tërhoqën zyrtarisht të martën në mbrëmje.
Real Madridi dhe Atletico Madridi ende duket se janë të përkushtuar për ta themeluar Superligën Evropiane, ndërsa Barcelona ka një klauzolë që i lejon ata të tërhiqen nëse asambleja e bashkëpunëtorëve nuk voton në favor të saj. /Telegrafi/
? Inter Milan have just announced: “We’re no longer interested in this project.” [@FabrizioRomano] #SuperLeague pic.twitter.com/aULFQSAsxM
— RouteOneFootball (@Route1futbol) April 20, 2021
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...