Superkupa e Italisë fillon sonte por me një format të ri të garës.
Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që nga ky vit ky format të zgjerohet në katër skuadra, shkruan Arbresh.info.
Në eventin e Superkupës së Italisë nga ky sezon tash e tutje marrin pjesë jo vetëm kampioni i Italisë dhe fituesi i Kupës, mirëpo edhe nënkampioni i Serie A dhe finalisti i Kupës së Italisë.
Sot nis edhe zyrtarisht ky event me ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Fiorentinës.
Kjo ndeshje fillon nga ora 20:00 në Riyadh të Arabisë.
Ndërsa ndeshja tjetër luhet ndërmjet Interit dhe Lazios nesër në po të njëjtin orar.
Kampion në fuqi i Superkupës së Italisë është Interi që mposhti Milanin me rezultat 3-0 vitin e kaluar./Arbresh.info/
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...