Një superkompjuter ka vlerësuar shanset e secilës nga ekipet përfaqësuese për të fituar Kampionatin Evropian në Gjermani këtë verë, me Anglinë që shihet si favorite.
Pavarësisht nga ndeshjet e marsit, që ishin me rezultatet jo të favorshme, sipas superkompjuterit të OCB Scores, Anglia është favorite për të fituar Euro 2024.
Duke përdorur të dhëna historike, shanse dhe modele të parashikuara, si dhe faktorë të tillë si paraqitjet e mëparshme të turneut, Anglia është menduar të fitojë një turne të parë për meshkuj që nga viti 1966.
Ndërkohë, Franca është favoritja e dytë, pasi ka një shans prej 28.3 për qind për të fituar Euro 2024. Ndërkohë, Gjermania nikoqire është e treta me 13.5 për qind mundësi për të ngritur trofeun lartë.
Kampioni aktual, Italia, kanë vetëm 0.8 për qind shanse për të mbajtur mbetur sërish kampion. Belgjika, Holanda, Spanja dhe Portugalia janë gjithashtu ndër favoritët për të fituar trofeun. /Telegrafi/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...