Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off të PGL Bucharest

19:16 | 6 Prill 2026
D.H

Skuadra e yllit shqiptar Aulon ‘Krabeni’ Fazlija, FUT Esports ka arritur një fitore të jashtëzakonshme (2:0) me mapa ndaj organizatës ruse Parivision, triumf ky që ia siguron play-offin e PGL Bucharestit.

Talenti shqiptar, ‘Krabeni’ pati paraqitje fantastike në mapin e parë ‘Dust 2’ ku me skemat e tij, skuadra arriti fitore 13:11, për të marrë epërsinë.

Ndërsa në mapin e dytë të zgjedhur nga vetë FUT, ‘Mirage’ ata dominuan rusët ku në fund i mposhtën 13-6, dhe siguruan play-offin.

Në dy mapat, Auloni shkëlqeu me 33 eliminime. Paraqitje të mirë bëri edhe rumuni, ‘laUNX’ që arriti 39 eliminime.

Kjo fitore është një tjetër hap gjigant për organizatën turke, ku luani ylli i ri shqiptar, Aulon ‘Fazlija’ Krabeni.

Ndeshjet e radhës për ‘Krabenin’ me shokë është ditën e enjte.

Ndryshe, skuadra që sot ata mposhtën renditet e treta në botë. Fituesi i këtij turneu fiton një premi prej 200 mijë eurosh./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale