Super Navas, Reali nuk do të blejë portier

20:09 | 21 Mars 2016
Arbresh.info

Ndaj Sevillas Keylor Navas priti penalltinë e tretë në këtë sezon, dhe me meritë portieri kosta-rikan është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët e Realit të Madridit në këto momente.

Paraqitjet që ka bërë gjatë këtij sezoni e kanë shndërruar ish gardianin e Levantes në idhullin e ri të tifozerisë madrilene dhe madje me një Navas në formë të tillë, vështirë se Los Blancos do të hynë merkato për të blerë një portier të ri sezonin e ardhshëm, me David De Gean që duhet të presë edhe për disa kohë për të veshur fanellën e bardhë.

Sesi humbet një penallti këtë gjë e dinë shumë mirë Ruben Castro, Antoine Griezmann dhe Kevin Gameiro, që në këtë sezon kanë parë sesi Keylor Navas ka neutralizuar goditjet e tyre nga 11 metrat. Vetëm Dani Parejo i Valencias ka arritur ta mposhtë 29-vjecarin amerikano-jugor nga pika e bardhë në këtë sezon, me Keylor Navas që është portieri që ka pritur më shumë penallti në Europë, shkruan SuperSport.al.

Në një sezon si ky ku vetëm, Cristiano Ronaldo ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve të Realit përsa i përket lojtarëve që luajnë në repartin e avancuar, fansat madrilenë kanë gjetur te kosta-rikani idhullin e tyre të ri.

Shpërndaje në rrjete sociale